LajmeMaqedoniTopLajm

Skandaloze: Stoilkoviq nuk i lejon të parkohen veturat zyrtare të drejtorëve që ndodhen me një ndërtesë me ministrinë që ai drejton

Ministri pro rus Ivan Stoilkoviq, ua ka ndaluar të parkohen veturat zyrtare të drejtorëve të cilët ndodhen në ndërtesën ku ai është ministër u ka ndaluar parkimin e veturave zyrtare drejtorit të inspektoratit dhe agjensisë së gjuhëve, anëtarëve të komisionit të shkallës së dytë për furnizime publike, drejtorisë rrugët e Maqedonisë, Ansamblit të këngëve dhe valleve shqip,  dhe agjensisë për realizimin e të drejtave të bashkësisë të cilat me lokacion janë të vendosur në të njejtën ndërtesë ku Stoilkoviç është ministër, shkruan Top24

Ndryshe Stoilkoviç, në vazhdimësi është kërcënuar se do të shqyrtoj të gjithë ata që janë punësuar fillimisht përmes kësaj ministrie, e më pas janë shpërndarë nëpër institucionet tjera. Sipas vlerësimeve të Stoilkoviç, ka më shumë se 3,000 vende pune.

Stoilkoviq njoftoi se nga gjithsej 294 të punësuar në ministri që deri më parë udhëhiqej nga Artan Grubi, vetëm pesë janë maqedonas. Ai po ashtu bëri të ditur se 184 persona që nuk kanë ardhur në punë deri në fund të vitit do të zhvendosen nga ministria nëpër dikastere dhe institucione tjera.

Related Articles

Back to top button
Close
Close