LajmeMaqedoniTopLajm

SKANDALOZE / Ramiz Merko dhe Armend Kadriu ua urojnë vdekjen mërgimtarëve shqiptarë

Një rast skandaloz është paraqitur gjatë ditës së sotme në Strugë. Portali i drejtuar nga djali i Rami Merkos, Genc Merko dhe nga ortaku i ngushtë i tij, Armend Kadriu ka bërë një postim skandaloz për mërgimtarët shqiptarët, të cilët ditëve të fundit kanë filluar mobilizimin për të ardhur të votojnë në zgjedhjet lokale për Strugën.

Ky “portal” që në veçanti merret me propagandë kundër Opozitës Shqiptare ka shpërndarë një fotografi me një autobus të përmbysur, duke ua përkujtuar mërgimtarëve shqiptarët që të kenë kujdes kur të vijnë të votojnë për Ziadin Selën.

Absurdi më i madh është se njerëz nga partia e njëjtë, derisa bëjnë thirrje për mërgimtarët e Kërçovës që të vijnë të votojnë kandidatin e tyre në Komunën e Kërçovës, mërgimtarëve struganë ua urojnë vdekjen.

Reagime të shumta kanë ardhur nga Mërgata Shqiptare në Zvicër dhe Austri kundër thirrjeve të ulëta të këtyre personave të papërgjegjshëm, që njerëzit i shohin vetëm si votë dhe mënyrë për tu pasuruar.infomagazin

Related Articles

Back to top button
Close
Close