LajmeMaqedoniTopLajm

SKANDALOZE/ Alivanoset një administrator shqiptar, ushtrohet presion i madh në ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale

Mobing ndaj të punësuarve. Presion i jashtëzakonshëm. Ndërrime pozicionesh. Shtypje vështirë e përballueshme nga punonjësit. Është ankuar kështu në redaksinë e OPEN TV një punonjës i ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale.

 

I njejti burim thotë për redaksinë  se madje një punonjës, respektivisht udhëheqëse sektori dje është alivanosur nga presioni dhe i njëjti është transportuar nga vendi i punës me ndihmë të shpejtë për në spitalin e qytetit të Shkupit.

Sipas burimit tonë, nuk është hera e parë që një administrator bie psiqikisht nga presioni që ushtrohet nga kabineti ndaj punonjësve administrativ.

 

Ministria e Vetëqeverisjes lokale udhëhiqet nga kuadër i VMRO-DPMNE-së, Zllatko Perinski.

Related Articles

Back to top button
Close
Close