ShowbizTopLajm

Skandalet që u pasuan me qindra e mijëra ndjekës+, por deri kur?

Marketingu, dhe sidomos ai online, funksionon çuditshëm dhe historia ka treguar se një skandal jo detyrimisht përkthehet në më pak ndjekës, përkundrazi. Rastet e fundit me ish-konkurrentët në Për’Puthen vërtetojnë edhe një herë frazën e Phineas Taylor Barnum se “nuk ka publicitet të keq”, ose thënë sipas fjalëve të Oscar Wilde, ku mendohet se është bazuar Barnum, “ka diçka më të keqe sesa të flasësh për diçka, të mos flasësh”.

Nuk është rasti i parë kur Instagrami i një personi relativisht të njohur njeh rritje të jashtëzakonshme pas një situate që nëpër media dhe rrjete sociale konsiderohet si skandal. Kujtojmë këtu rastin e Loredanës në maj të vitit 2019. Pas ngjarjes së bujshme për mashtrim, që u përfol kudo nëpër mediat zvicerane dhe në Shqipëri e Kosovë, Instagrami i Loredanës humbi 300 ndjekës. Por shifra u rrit pas një ore. 24 orë më vonë, asaj iu shtuan 4,000 ndjekës, pasuar nga 20,000 të tjerë më vonë.

Ana e Për’Puthen dhe Arjoni, fill pasi u bë publike raporti i tyre, nuk humbën, por fituan më shumë ndjekës. Ndryshe nga Fjorela, një prej konkurrenteve që u largua në fillim të emisionit, e cila nuk shkoi kurrë më shumë se 100 mijë ndjekës.

Duket se një skandal, i çfarëdo forme qoftë, tërheq gjithmonë më shumë followers. Jordyn Woods, pasi u përfol se Tristan Thompson, partneri i Khloe Kardashian, e trashtoi me të, fitoi 500,000 ndjekës më shumë në Instagram. Rasti i fundit kur “çfarë përflitet shet” është Tea-Andi.

I referohemi profilit të Teas në Instagram. Kur po qarkullonin fotot, Tea kishte 513,000 ndjekës. Vetëm dy orë më vonë, ndjekësit u shtuan aq shumë sa në Instagram numëronte 522,000, shifër që do të shkonte në 525,000 pas një ore e pak. Ndjekësit vazhduan të rriteshin dhe profili i saj, para se trajektorja të ulej, arriti kulmin në mbi më shumë se 533,000 followers. Ana kishte më shumë se 440 mijë dhe për momentin ka 398 mijë followers.

Skandalet që u pasuan me qindra e mijëra ndjekës+, por deri kur?

Kushdo mund të pyesë logjikisht se pse njerëzit shfaqin këtë lloj interesi, pavarësisht se çfarë mund të ketë bërë dikush? Në rastin e konkurrentëve të “Për’Puthen” arsyet mund të jenë të ndryshme.

Së pari, personazhet janë trend, që do të thotë se ka një interes për ta, pavarësisht nëse njerëzit u besojnë ose jo. Kur diçka po ndodh, kushdo dëshiron të jetë i përditësuar dhe opsioni “follow” duket zgjidhja më e thjeshtë: i bën follow për të ditur se çfarë do të thotë, si do të reagojë. Së dyti, një pjesë e mirë e tyre po organizojnë giveaway, një strategji që mban ndjekësit në faqe dhe sjell vazhdimisht të tjerë. Por deri kur?

Nuk dihet me siguri. Trendi i rënies së followers nis në momentin kur një x personazh nuk përbën më interes për ndjekësit. Për shembull, pasi arriti në 533 mijë ndjekës, ndjekësit e Teas nisën të binin. Mëngjesin e sotëm ajo arriti në 526 mijë. Të mos harrojmë që referuar komenteve online, shumë njerëz ndihen të mashtruar kështu që “unfollow” është i pritshëm.

Skandalet që u pasuan me qindra e mijëra ndjekës+, por deri kur?

Një situatë e ngjashme ka ndodhur te “Uomini e Donne”, kur një konkurrente që prej kohësh kërkonte famën nëpër emisione televizive, Sara Affi Fella, krijoi në program një lidhje që nuk ekzistonte, ndërkohë që në të vërtetë ishte e lidhur me dikë tjetër. Ajo humbi aq shumë ndjekës sa u detyrua ta mbyllte Instagramin, humbi kontrata me shumë agjenci dhe në janar 2019 i kërkoi falje Maria De Filippi-t duke thënë se ishte “e varur nga televizioni”.

Pyetjes “A do të humbasin ndjekës dhe kontrata” ish-konkurrentët e Për’Puthen është vështirë t’i përgjigjesh. Kompanitë kanë filozofinë e tyre të punës, të gabuar ose jo. Në fund të fundit, është në dorë të publikut të zgjedhë kë të besojë, kë të bëjë follow dhe mbi të gjitha – për çfarë?

Related Articles

Back to top button
Close
Close