LajmeRajon

Skandal: Flamuri i Kosovës mbrapsht në takimin e Sveçlës në Emiratet e Bashkuara Arabe

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka qëndruar në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), ku ka zhvilluar disa takime.

Në mesin e tyre ishte edhe ai i ditës së djeshme me Zëvëndëskryeministrin dhe ministrin e brendshëm të këtij vendi, Lartësinë e Tij, Sheikh Saif bin Zayed Al Nahyan.

Por, këtu u regjistrua një skandal.

Flamuri i Republikës së Kosovës, prapa ministrit Sveçla, është vendosur mbrapsht.

Këtë si duket nuk e ka vënë re fare delegacioni i Kosovës, e aq më pak mikpritësi.

Megjithatë, nga ky takim u arrit marrëveshja e njohjes së ndërsjellë të patentshoferëve mes Republikës së Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

Klankosova.tv ka kontaktuar me institucionet e vendit, me MPJ-në e EBA-së, sikurse edhe me ambasadorin e Republikës së Kosovës në këtë vend, Xhabir Hamiti.

Deri në momentin e raportimit, nuk kemi pranuar ndonjë përgjigje.

Related Articles

Back to top button
Close
Close