(Nga: Medai Shaholli)
Të mërkurën më 11 dhjetor, Gjykata Kushtetuese e “drzhavës Severna”, do të shqyrtoj disa nene të ligjit për gjuhët të cilën shqiptarët e quajnë ligj për gjuhën shqipe në kllapa, që në të vërtetë eshtë ligj për gjuhët e pakicave, ku sipas paralajmërime nga ana e premierit Micko ato nuk janë në përputhje me kushtetutën dhe si të tilla do të shfuqizohen.
Dhe thagma e madhe që pritet të ndodh të mërkurën është shfuqizimi i disa neneve mund ta bëj gjuhën shqipe edhe më të papërfillshme për përdorim të saj në institucione të ndryshme, gjë që do të shkaktoj pakënaqësi te kampi politik shqiptar si të pozitës ashtu edhe të opozitës.
Koalicioni VREDI ka deklaruar se shfuqizimi i disa neneve apo cungimi i ligjit për gjuhët paraqet vijën e kuqe që nuk do të kaloj.
Sipas të gjitha gjasave disa nene pritet të shfuqizohen dhe kështu denigrimi i gjuhës së pakicave dhe i shqipes do të cungohet megjithë zotimet e vredistëve se ajo është linja e kuqe që nuk mund të kapërdihet!
Këto janë dekleratat dhe premtimet e partnerit VREDI në koalicionin qeveritar me komitët e Mickos, se nuk do ta lejojnë degradimin e gjuhës shqipe përkundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ata do të gjejnë mekanizma për mos ta cunguar ligjin në fjalë ( ligjin për gjuhën shqipe sipas subjekteve politike shqiptare) edhe ashtu të pabarabartë me maqedonishten e Mickos.
Si do të reagojnë opozita shqiptare për këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese më 11 dhjetor, mbetet për t’u parë!
Ndërsa për pozitën shqiptare VREDI, është sfida e parë e saj përballë despotit Micko me përligjen e të drejtave të shqiptarëve, përmes mekanizmave mbrojtës të “drzhavës” siç është Gjykata Kushtetuese e njëanëshme dhe mashë në duart e pushtetit, ku si duke vija e kuqe e vredistëve të babëzitur për pushtet do të shëndrrohet në vijën blu të lojalitetit ndaj qeverisë së koalicionit, me gjithë shkeljen e premtimit për “ndryshim” si parulla kryesore e tyre gjatë dhe pas zgjedhjeve parlamentare.
Pas 11 dhjetorit, do të filloj “ndryshimi” për shqiptarët dhe mbi ta do të shkruhet e zeza mbi të bardhë, ku gjuha e 20 përqindshit do të cungohet me vendim Gjykate, me të cilin turpi do të jetë i zi dhe emrin do ta mbajë VREDI!