LajmeMaqedoniTopLajm

S’ka vendimi për vitin e ri shkollor, shtyhet mbledhja KSI-MASH

Mbledhja që duhej të mbahej sot mes Komisionit për Sëmundje Infektive dhe grupit të punës nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës në lidhje me përcaktimin e protokolleve për vazhdimin e mësimit nga 1 shtatori duke u bazuar në të gjitha modelet, është shtyrë për nesër, njoftoi u.d drejtori i Qendrës për Shëndet Publik si dhe anëtari i Komisionit për Sëmundje Infektive, Aleksandar Stojanov.

Sot Komisioni për Sëmundje Infektive është dashur që të merr vendim përfundimtar për modelin final të realizimit të procesit mësimor. Vendimin duhej ta kumtojë Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Gjatë ditës së djeshme nga Ministria e Shëndetësisë njoftuan se janë diskutuar protokollet shëndetësore për realizim të mësimit si dhe mundësia e fillimit të vitit shkollor nga 1 shtatori, por që nuk është marrë asnjë vendim për shkak se po analizohen të gjitha mundësitë për zgjidhjen më të mirë dhe më të sigurt për nxënësit dhe gjithë të punësuarit në arsim. Komisioni pritet që sot të diskutojë protokollet e njëjta bashkë me përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit.

Show More

Related Articles

Back to top button
Close
Close