LajmeRajon

Eurodeputeti Reuten: Deklaratat e Vuçiq për dorëheqje, manovër për të ruajtur pushtetin

Deklaratat e presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq se do të japë dorëheqje, janë pjesë e një strategjie për ruajtjen e kontrollit politik, në një moment të rritjes së presionit publik dhe protestave të vazhdueshme.

Kështu vlerëson eurodeputeti holandez Thijs Reuten, teksa komenton zhvillimet e fundit politike në Serbi.

“Njoftimi për të hequr dorë nga posti i Presidentit është një manovër për të hartuar një strategji që të mbetet në pushtet për sa më gjatë të jetë e mundur, në një mënyrë apo tjetër. Kjo është ajo që ka të bëjë kjo lëvizje klasike e manualit të autokratëve. Le të mos e humbasim fokusin”, thotë ai përmes një reagimi në X.

Reuten shton se mbeten në anën e popullit serb.

“Ne mbetemi në anën e popullit serb, i cili vazhdon të ketë kërkesa shumë të thjeshta: zgjedhje të drejta, jo vetëm diskutim për sundimin e ligjit, por zbatim të tij, si dhe transparencë”, përfundon ai.

Related Articles

Back to top button
Close
Close