RajonTopLajm

Siria njeh Kosovën!

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se Siria e ka njohur Republikën e Kosovës. Osmani falënderoi Princin e Kurorës së Arabisë Saudite, Muhammed bin Salman Al Saud për ndërmjetësimin si dhe presidentin e Sirisë Al Sharaa për vendimin.

Tutje, Osmani tha se Kosova tani njihet nga 120 shtete.

“Siria njeh Kosovën!🇽🇰🇸🇾

Me mbështetjen e Lartësisë së tij Mbretërore, Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Muhammed bin Salman Al Saud, sot ne Riad arritëm marrëveshjen nëpërmjet së cilës Republika Arabe e Sirisë njeh Republikën e Kosovës. Falënderoj Presidentin Al Sharaa për vendimin për njohje të Kosovës si dhe për mbështetjen e tij për popullin tonë.

Populli i Kosovës dhe ai i Sirisë kanë vuajtur e sakrifikuar shumë për ta arritur lirinë. Prandaj kjo njohje e ndërsjellë sot nuk është vetëm e sovranitetit shtetëror, por edhe njohje e sakrificës së shumë brezave për të jetuar të lirë.

Falënderoj Princin e Kurorës së Mbretërisë së Arabisë Saudite që e bëri të mundshëm këtë akt historik ndërmjet dy shteteve tona.🇽🇰🇸🇦

Tani Kosova njihet nga 120 shtete. Republika jonë po ecë përpara dhe nuk ka asgjë që mund ta ndalë”, ka shkruar Vjosa Osmani!

Related Articles

Back to top button
Close
Close