
Ish drejtori u Burgut të Tetovës, Qefali Havziu përmes një postimi në profilin e tij ka ftuar Tetovarët në një mobilizim pasi sipas Havziut ky është momenti i domosdoshëm për Tetovën dhe nëse sot heshtim nesër do ta paguajmë të gjithë, shkruan Top24
Ky është momenti më se i domosdoshëm dhe i të vërtetës për Tetovën!
Koha nuk pret më. Më 2 nëntor, Tetova duhet të çohet e bashkuar, e vetëdijshme dhe e pathyeshme!
Nëse sot heshtim, nesër do ta paguajmë të gjithë.
Le t’u themi me zë të fortë:




Sepse tetovarët nuk shiten, nuk përkulen dhe nuk mashtrohen për interesa personale.
Ata votojnë me zemra të zjarrta dhe mendje të kthjellëta për dinjitet, për drejtësi, për një të ardhme të ndritur për fëmijët tanë.
Sepse Tetova nuk dorëzohet, nuk tradhtohet dhe nuk hesht ajo vendos për vetveten dhe për brezat që do të vijnë.
Më 02.11.2025, duke votuar z. Bajram Rexhepi, Tetova zgjedh vizionin, ndershmërinë dhe krenarinë!



