
Ja po dërgojmë porosi, fuqishëm jemi të bindur se duhet të na thonë se sa do të jetë shuma që punëtori do ta marr. Mjaft me përqindje, mjaft me formula, pagë minimale me mesatare, me pikë, me koeficintë, me metodologji, ne këtë nuk e kuptojmë… kuptojmë nëse na thonë se ju nga shtatori do të keni kaq para dhe t’i pyesim punëtorët a janë të kënaqur ose jo. Sipas kësaj që shohim do të ketë protesta në vend.”-deklaroi Marjan Risteski – KOS.
Kështu reaguan nga sindikatat në lidhje me kërkesën për rritjen e pagave të punëtorëve në sektorin publik, pas takimit të djeshëm me qeverinë, i cili rezultoi pa epilog. Nga Lidhja e sindikatave paralajmërojnë protesta dhe thonë se nëse funksionarët heqin dorë nga pagat e rritura për 78%, secili punëtor do të kishte rritje për 1.500 denarë neto në lloagritë e tyre.
“Ajo për të cilën biseduam dje ishte pikërisht në këtë drejtim, që pagat e tyre të zvogëlohen që t’i japin qytetarëve dhe punëtorëve kontribut pozitiv dhe shembull se ajo që që bënë me Gjykatën Kushtetuese është jonjerzore të rrisin pagat e tyre për 78% kur punëtorëve u janë rritur për zero%. Të kujtoj se nëse zyrtarët nesër heqin dorë nga rritja e pagave secili punëtor do të merrte nga 1.500 denarë neto në llogarinë e tyre, nëse pagat e tyre transferohen në pagat e sektorit publik.”- tha Sllobodan Trendafilov, kryetar i LSM.



