
Rritja e moshës së daljes në pension, por edhe një normë më e lartë kontributi do të jenë propozimet e FMN-së dhe Bankës Botërore për qëndrueshmërinë e Fondit Pensional. Sindikata paralajmëron se në vend të punës deri në moshën 72 vjeç, shteti duhet të marrë në konsideratë daljen në pension të parakohshëm. Ndërkaq Partia e Pensionistëve për një pleqëri dinjitoze.
Fondi Monetar Ndërkombëtar po e rihap temën e reformës së pensioneve në Maqedoni. Rritja e moshës së daljes në pension, por edhe një normë më e lartë kontributi do të jenë propozimet e FMN-së dhe Bankës Botërore për qëndrueshmërinë e Fondit Pensional. Popullsia po plaket, jetëgjatësia po rritet, ndërsa të rinjtë po emigrojnë. Prandaj, modeli aktual, ku çdo vit transferohen para të konsiderueshme nga buxheti për të paguar pensionet, nuk është i qëndrueshëm në planin afatgjatë.
“FMN-ja analizoi qëndrueshmërinë e pensioneve si pjesë e konsultimeve të rregullta të Artikullit IV me Maqedoninë e Veriut. Bazuar në këtë analizë, konsultimet vunë re se, pa reforma, presionet fiskale që lidhen me pensionet ka të ngjarë të rriten me kalimin e kohës. Për të forcuar qëndrueshmërinë afatgjatë të sistemit, FMN-ja rekomandoi një reformë parametrike apo ndryshimi i rregullave kryesore në sistemin ekzistues, pa e shfuqizuar ose zëvendësuar plotësisht atë, e cila mund të përfshijë rregullime në parametrat kryesorë, siç janë rregullat e indeksimit, mosha e daljes në pension dhe normat e kontributeve. Vendimi përfundimtar, thekson Fondi, varet nga autoritetet e Maqedonisë”, u përgjigj Fondi Monetar Ndërkombëtar për Fokus.
Nevoja për reformë tregohet edhe nga të dhënat financiare për Fondin e Sigurimeve të Pensioneve dhe Invaliditetit. Sipas të dhënave të auditimit, 36.71 për qind e të ardhurave të Fondit vijnë përmes transfertave nga buxheti i shtetit, pasi vetëm kontributet nuk janë të mjaftueshme për të mbuluar shpenzimet e pensioneve.
Në vitin 2024, nga kontributet pensionale u mblodhën rreth 71.4 miliardë denarë, ndërsa shpenzimet për pensione arritën në rreth 90.3 miliardë denarë. Njëherësh plakja demografike përfaqëson një sfidë strukturore afatgjatë me të cilën Maqedonia e Veriut – si shumë vende të tjera – do të duhet të përballet në dekadat që vijnë. Vlerësimi i Bankës Botërore për sistemin e pensioneve në Maqedoninë e Veriut u publikua në vitin 2024, i cili përshkroi rekomandimet për të siguruar qëndrueshmërinë sociale dhe fiskale të sistemit të pensioneve në vend. Rekomandimet e Bankës Botërore në atë kohë ishin rritja e kufirit të moshës.



