
Pas lajmeve të publikuara për qumshtin LAND ka reaguar Kipper Market ku kanë potencuar se lajmet që po qarkullojnë janë të pavërteta dhe tendencioze, shkruan Top24.
Reagimi plotë :
Lidhur me informacionet e pavërteta dhe tendencioze që po qarkullojnë për qumshtin LAND, ju informojmë se produkti nuk përmbanë asnjë përbërës të dëmshëm apo të ndaluar.
Edhe pse produktet e markës Kipper prodhohen edhe nga prodhues të ndryshëm partnerë, kompania qëndron me përgjegjësi të plotë pas cilësisë së tyre, pasi ato i nënshtrohen rregullisht analizave dhe kontrolleve përkatëse.




