LajmeRajon

Si u bë që Kurti të katërfishojë hapësirën banuese? (VIDEO)

Ka rreth një muaj që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ndërruar vendbanim.

Shefi i qeverisë është bartur në një shtëpi në periferi të Prishtinës, në Taslixhe, pasi u largua nga banesa në Lagjen e Muhaxherëve që ndodhet në qendër.

Klan Kosova mëson se në këtë objekt që e ka marrë me qira, Kurti është bartur para se të zgjidhet kryeministër. Ndërsa krejt kjo është bërë për shkaqe sigurie.

Para derës së tij tash po qëndron non-stop policia.

Me qira jetonte edhe në banesën e mëhershme 60 metra katrorë. Por kjo hapësirë, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje kishte thënë se s’po i mjafton për shkak të shumë librave që posedon.

Tash, në lokacionin e vjetër nuk gjenden forcat e rendit që kujdeseshin për sigurinë e tij që nga mandati i parë si kryeministër. Por policia kishte pasur punë këtu edhe më herët, veçse me tjera njësite e urdhra.

Në nëntor të 2015-ës, iu thye banesa pasi ndaj tij kishte pasur urdhër-arrest.

Ndërkaq, paraardhësit e Kurtit në qeveri i kanë në pronësi objektet ku banojnë. Avdullah Hoti jeton në lagjen Ulpiana, Ramush Haradinaj në Marigona, Isa Mustafa në fshatin Prapashticë, kurse shtëpia e Hashim Thaçi gjendet në Veternik.

Related Articles

Back to top button
Close
Close