LajmeMaqedoniTopLajm

Fillon vaksinimi i personave mbi 77 vjet në 12 qytete të Maqedonisë së Veriut

Sot në 12 qytete të vendit pritet të vaksinohen mbi 20mi qytetarë të moshës mbi 77 vjeçare si imunizim masiv i qytetarëve me vaksinat e AstraZeneka.

Ata do ti pranojnë vaksinat në punktet e përcaktuara në vend. Në Shkup  qytetarët do të vaksinohen në tre punkte në poliklinikat ” Jane Sandanski”, “Çair”, dhe “Bukuresht”. Sot vaksinat e para do ti marin edhe qytetarët e Prilepit, Gosivarit, Ohrit, Shtipit, Kumanovës, Velesit, Manastirit, Strumicës dhe Kavadarcit.

Nga e premtja do të fillojë vaksinimi në Tetovë, Strugë, Negotino, KrivaPallankë, Vevçani, Vallandovë, Rostushë, Gostivarë, Gjevgjeli, Dellçevë, Sveti Nikolle, Resnjë, Demir Hisar, Makedonska Kamenicë, Kratovë, Kërçovë, Koçan, Radovish, Vinicë, Probishtip, Dibër, Pehçevë dhe Makedonski Brod.

Punktet e vaksinimit në gjithë vendin do të punojnë në dy ndrime dhe të hapur do të jenë nga ora 8 deri në ora 20, nga e Hëna e deri të Premten..

Related Articles

Back to top button
Close
Close