LajmeMaqedoni

Shteti i shkollon, Evropa i merr! Pse po ikin mjekët?

Sot, Maqedonia vazhdon të investojë në arsimimin e mjekëve, por nuk di me saktësi se ku përfundojnë ata. Ndërsa sistemi vendas i lë të presin për një vend pune ose i detyron t’i financojnë vetë specializimet, vendet evropiane përfitojnë profesionistë të gatshëm, për shkollimin e të cilëve pjesën më të madhe të kostos e kanë mbuluar taksapaguesit e Maqedonisë.

Maqedonia e Veriut vazhdon të prodhojë mjekë, por nuk di sa prej tyre i humb çdo vit. Në një kohë kur spitalet përballen me mungesë anesteziologësh, pediatërsh, patologësh, radiologësh dhe onkologësh, shteti ende nuk ka një regjistër unik që do të tregonte se sa mjekë punësohen, sa largohen jashtë vendit, sa kalojnë në sektorin privat dhe sa e braktisin sistemin publik, raporton gazeta KOHA. Ndërkohë që pacientët presin më gjatë për diagnozë dhe trajtim, sistemi shëndetësor vazhdon të humbasë qindra profesionistë, ndërsa vendet evropiane përfitojnë kuadro të shkolluara me paratë e taksapaguesve të Maqedonisë.

Oda e Mjekëve disponon regjistër të licencave dhe lëshon certifikata për status profesional, por edhe vetë ka pranuar se nuk mund të përcaktojë me saktësi numrin e mjekëve që kanë emigruar. Për këtë arsye, në opinion shpesh ngatërrohen tri kategori të ndryshme: mjekët që kërkojnë certifikatë për punësim ose specializim jashtë vendit, mjekët që largohen nga sistemi publik dhe ata që në një periudhë të caktuar nuk kanë licencë aktive. Asnjëra prej këtyre shifrave nuk e pasqyron realisht emigrimin e kuadrit mjekësor.

Related Articles

Back to top button
Close
Close