
Një shtetas turk ka pësuar lëndime gjatë kryerjes së punimeve ndërtimore në vend.
-
Dje, në orën 15:55, në Sektorin për Punë të Brendshme – Shkup, një spital privat në qytet ka raportuar se te ata ishte sjellë me lëndime 46-vjeçari M.A. nga Republika e Turqisë, njoftoi sot Ministria e Punëve të Brendshme.
Sipas raportimit, ai ka pësuar lëndimet gjatë kryerjes së punimeve ndërtimore për një firmë private në autostradën Gostivar – Kërçovë.
Po punohet për zbardhjen e rastit.



