LajmeMaqedoniTopLajm

Banori i Çashkës mashtrohet për 14 mijë euro

Në SPB Veles, një 74-vjeçar nga komuna Çashkë mbrëmë në orën 21:15 ka raportuar se është mashtruar nga një person për shumën prej 14 mijë eurosh.

Sipas informacioneve nga SPB Veles, sipas kallëzimit, personi e kishte telefonuar dhe i kishte thënë se vajza e tij kishte bërë një aksident trafiku dhe se duhej të paguante për t’iu bërë një operacion. Pas marrëveshjes, ai i kishte dorëzuar paratë në vendin e caktuar, e më pas kishte folur me vajzën e tij dhe kishte kuptuar se ishte mashtruar.

Nga SPB Veles njoftojnë se po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close