BotaLajme

Shtëpia e Bardhë thotë se Biden synon të rikandidojë në zgjedhjet e vitit 2024

Shtëpia e Bardhë tha të hënën se presidenti amerikan Joe Biden, synon të kandidojë për zgjedhje në vitin 2024, pas një raporti që tregon se komandanti i përgjithshëm dhe stafi i tij po përpiqen të qetësojnë shqetësimet për perspektivat e tij të ardhshme politike.

Sipas CNN, kur sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, u pyet në bordin e Air Force One nëse ajo mund ta konfirmonte nëse Biden do të kandidonte sërish në vitin 2024 dhe nëse po ia thoshte këtë stafit, ajo u përgjigj: “Po, ky është qëllimi i tij”.

Washington Post raportoi gjatë fundjavës se Biden dhe anëtarët e rrethit të tij të ngushtë iu kanë thënë aleatëve se ka në plan të kandidojë përsëri –një përpjekje për të adresuar shqetësimet nëse ai mund të angazhohet në një fushatë tjetër presidenciale duke pasur parasysh moshën e tij.

Biden, i cili mbushi 79 vjeç gjatë fundjavës, ka pohuar se dëshiron të kandidojë përsëri.

Related Articles

Back to top button
Close
Close