LajmeMaqedoniTopLajm

Bërns për aksidentin në Bullgari: Ngushëllime familjeve që humbën të dashurit e tyre

Ambasadorja e SHBA-së në vend Kejt Meri Bërns shprehu ngushëllimet e saj për viktimat e aksidentit të autobusit që ndodhi mbrëmë vonë në Bullgari.

“Në emër të Ambasadës Amerikane, dëshiroj të shpreh ngushëllimet e mia më të thella për familjet e atyre që humbën më të dashurit e tyre dhe mbështetjen tonë për të lënduarit, si dhe për ata që u thyen zemra kur morën vesh për këtë ngjarje tragjike.

“Mendimet tona janë me ju në këto kohë të vështira”, shkroi ambasadori Burns në Twitter.

Në të njëjtën kohë edhe Ambasada Amerikane në Sofje shprehu ngushëllimet e saj për familjet e viktimave.

“Ne në Ambasadën Amerikane e morëm me pikëllim lajmin për aksidentin e autobusit në afërsi të fshatit Bosnek. Mendimet tona janë me viktimat dhe familjet e tyre dhe shpresojmë për një shërim të shpejtë të të lënduarve”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA-së në Sofje.

Related Articles

Back to top button
Close
Close