
Shtëpia e Bardhë ka akuzuar gjykatësit që po bllokojnë disa nga vendimet e Donald Trampit për “keqpërdorim të funksionit” dhe “pamundësim të vullnetit të popullit”.
“Ne do të mbajmë ligjin në gjykata”, theksoi zëdhënësja Karolin Levitt gjatë brifingut. Ajo shtoi se Shtëpia e Bardhë do të vazhdojë “t’i përdorë të gjitha mjetet juridike që në fund t’i t’i anulojë këto ndalime urgjente”.
Këto komente erdhën një ditë pasi Presidenti amerikan Donald Trampi i dënoi “gjykatës shumë të politizuar” të vendit.



