
Ministria e Punëve të Brendshme sot njoftoi se në 24 orët e kaluara, katër persona janë privuar nga liria për dhunë në familje, ndërsa ka pasur gjithsej shtatë denoncime.
Më 08.07.2026 në orën 16:30 në SPB Shkup, një grua 54-vjeçare nga Shkupi ka raportuar se më 02.07.2026 në zonën e Qendrës është penguar nga prindërit e saj të dalë nga shtëpia. Po merren masa për sqarimin e rastit.
Më 08.07.2026 në orën 16:00 në SPB Shkup, një burrë 58-vjeçar ka raportuar se rreth orës 00:30 në zonën e komunës së Aerodromit është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij 56-vjeçare. Gjithashtu në orën 19:45 në SPB Shkup, një grua 56-vjeçare ka raportuar se rreth orës 00:30 është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj 58-vjeçar. Po merren masa për sqarimin e rastit.
Më 08.07.2026 në orën 16:00 në Shkup, në zonën e komunës së Aerodromit, nëpunësit policor të SPB Shkup e privuan nga liria B.S. (35) nga Shën Nikolla, pas një njoftimi paraprak se rreth orës 13:00 ai e kishte sulmuar fizikisht ish partneren e tij 40-vjeçare. Sipas njoftimit, ajo kishte marrë kërcënime prej tij për një periudhë të gjatë kohore, duke i kërkuar para, si dhe kishte ngacmuar familjarët e saj të ngushtë dhe miqtë e saj përmes telefonit. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë një raport përkatës.
Më 08.07.2026 në orën 20:30 në Shkup, në zonën e Çairit, nëpunësit policot të SPB Shkup e privuan nga liria S.R. (56) nga Shkupi, pas një njoftimi paraprak se rreth orës 17:00 në shtëpi ai ka sulmuar fizikisht gruan e tij 47-vjeçare, dy vajzat e tij dhe djalin e tij, si dhe ka përdorur sende të forta. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë një raport përkatës.
Më 08.07.2026 në orën 08:30 në Strumicë, nëpunësit policor nga DPB së Strumicës e privuan nga liria B.L. (71) nga Strumica, duke vepruar në bazë të një njoftimi të mëparshëm se rreth orës 07:30 në shtëpinë familjare e ka sulmuar fizikisht gruan e tij 61-vjeçare, duke i shkaktuar asaj lëndime. Ai po mbahet në Stacionin Policor të Strumicës dhe për ngjarjen është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike e Strumicës. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë një raport përkatës.
Më 08.07.2026 në orën 15:45 në Kavadar, nëpunësit policor të DPB të Kavadarit arrestuan L.S. (45) nga Kavadari, duke vepruar në bazë të një denoncimi të mëparshëm se ai kishte sulmuar fizikisht nënën e tij 70-vjeçare në shtëpi. Ai u ndalua në stacionin policor, u njoftua prokurori publik, pas së cilës u dërgua në një institucion shëndetësor. Pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të ngrihet një kallëzim përkatës.
Më 08.07.2026 në orën 11:00 të paradites në DPB të Negotinës, një grua 63-vjeçare nga Shkupi ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga vëllai i saj S.S. në shtëpinë e vëllezërve të saj në Negotinë. Po merren masa për zbardhjen e rastit



