LajmeMaqedoniOpinionTopLajm

Shkrirja e VLEN, pas Taravarit a po ia mbarojnë kulaçin edhe Izet Mexhitit, ja pse?

Ideja për bashkimin e partive të brenda VLEN-it në një subjekt të vetëm është një version që më së shumti i konvenon Lëvizjes Besa dhe Alternativës pasi ata edhe më parë ishin një subjekt i vetëm dhe ndarja mes tyre duket të ketë qenë një farsë për të mbijetuar politikisht. Bashkimi i Taravarit me VLEN pa dyshim që fuqizoi këtë grupacion dhe i mundësoi një këtij koalicioni një ritje më të madhe se sa që pritej. Lëvizja Demokratike e Izet Mexhitit duket që në rafshin e riorganizimi të saj parazgjedhorë mbeti e mjegulluar dhe nuk ariti të shtrij strukturat e saj në nivel shteti respektivisht ajo u koncentrua në Çair dhe në Saraj duke tentuar që të tregoj fuqinë e saj për të mbijetuar brenda koalicionit si një forcë.

Zgjedhjet lokale që pritet të mbahen këtë vit nxorën në sipërfaqe frigën e legjitimitetit dhe peshës politike në elektoratin e VLEN, pasi që Taravari propozoi lista të ndara ku partitë do të tregonin se cila sa peshon që në fakt do të kishte një radhitje interesante pasi disa subjekte në shumë vende do të kishin zero këshilltarë.

Duke u gjendur mes kësaj panike ata nxituan të ndërmarin një hap më tej, shkrirjen në një subjekt të vetëm por pa Aleancën për Shqiptarët të Arben Taravarit. Nëse partitë e mbetura brenda VLEN ose LEN bashkohen natyrshëm që Lëvizja Demokratike është e tepërt brenda kësaj shkrirje pasi LB dhe AAA edhe më parë ishin një subjekt politik ku për kryetarë kishin Bilall Kasami. Pas largimit të Taravarit nga ky koalicion logjikshëm pas zgjedhjeve lokale një kulaç i tillë si që mundohen të ja lidhin Taravarit do të ja lidhin edhe Mexhitit dhe që parti e vetme do të mbetet sërish LB dhe AAA.

Matematikat zgjedhore tani më po i kalkulojnë të dy grupacionet si Fronti për Europë ashtu edhe VLEN, ndërsa mbeten shënjestër Struga, Gostivari, Tetova, Çairi, dhe Saraj qytetarëve ju mbtet të presin dhe të duartrokasin në mitingjet partiake.Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close