LajmeRajon

“Premtove rritje rroge, ku i ke?”, Rama në “Sy m’Sy”: Është evidente, madje dhe në sektorin privat! Paga minimale do bëhet 500 euro

Në vijim të ‘takimeve’ të tij “Sy m’Sy” me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, kryesocialisti u është përgjigjur pyetjeve që i janë adresuar këtë të enjte.

“Pate premtuar rritje rrogash, ku i ke se janë të njëjtat”, ishte pyetja e parë që Edi Rama iu përgjigj.

“Nëse ka një gjë që është shumë evidente është rritja e vazhdueshme e pagave në vend që ka impaktuar edhe rritjen në sektorin privat.

Ishte 372 euro paga mesatare kur morëm detyrën, ndërkohë në 2024 u mbyll viti me pagë mesatare 1 mijë euro. Paga minimale 500 euro në vijim, ky është thelbi që ka të bëjë më pas me mbështetjen që ne kemi”, tha Rama.

Related Articles

Back to top button
Close
Close