RajonTopLajm

Shqiptari i parë që merr vaksinën kundër COVID-19

Arjet Gega, mjeku infeksionist që punon në SHBA është shqiptari i parë që merr vaksinën anti-COVID të Pfizer.

Gega ka publikuar në rrjetet sociale, videon nga momenti që merr vaksinën anti-COVID, ndërsa bën dhe një apel për qytetarët.

Ai shprehet se vaksinat janë efikase dhe të sigurta, prandaj që të gjithë qytetarët duhet të vaksinohen.

“Vaksina e Covid19 u bë! Ju lutemi merrni vaksinën tuaj sapo të jetë e disponueshme për ju. Vaksinat janë të sigurta dhe efikase. #PfizerBioNTech”, shkruan ai.

Gega është mjek i sëmundjeve Infektive dhe asistent profesor në shtetin e Connecticut-it dhe është vaksinuar si pjesë e stafit shëndetësor./ Opinion.al

Related Articles

Back to top button
Close
Close