LajmeMaqedoni

“Shqipja nuk preket, rrini rehat” – Mexhiti: Gjyqtarja e zgjedhur në mënyrë të jashtëligjshme, s’është më gjyqtare referuese për Ligjin e Gjuhëve

Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti tha se gjuha shqipe nuk do të preket, pasi siç tha, gjyqtarja e zgjedhur në mënyrë të jashtëligjshme nga qeveria e kaluar, nuk është më gjyqtare referuese për Ligjin për gjuhët. Mexhiti tha se gjyqësori i kapur, është çliruar nga diktati politik.

 

“Në vitin 2023, në qeverisjen e BDI-së së Artanit, Parlamenti zgjodhi një gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese pa i konsederuar fare kandidaturat tjera, ashtu siç e parasheh ligji. Aq e rëndësishme ishte kjo gjyqtare për BDI-në, sa Parlamenti atë e votoi me 64 vota dhe pa asnjë kundërshtim.

Në vitin 2024, Artani i BDI-së u vendos në listën e zezë amerikane për shkak të përzierjes në gjyqësor, përfshirë perzierje në zgjedhjen e gjyqtarëve dhe për ndikim në vendime gjyqësore. Ky vendim e konfirmoi faktin se gjyqësori është i kapur nga partia dhe zbaton urdhëra politike.

 

Sot, Artani i BDI-së është në ekzil, BDI-ja e Artanit në opozitë, ndërsa gjyqësori i kapur është çliruar nga diktati politik. Gjyqtarja e zgjedhur në mënyrë të jashtëligjshme me urdhër nga BDI-ja, nuk është më gjyqtare referuese për Ligjin për gjuhën shqipe.

Shqipja nuk preket.

 

Rrini Rahat”, tha Mexhiti.

Related Articles

Back to top button
Close
Close