LajmeMaqedoniTopLajm

Dorëhiqet nga posti edhe Blerant Ramadani: “Ky nuk është fundi, por një hap drejt sfidave të reja”

Sot, më 20 maj 2025, Koordinatori Nacional për Implementimin e Teknologjive të Reja, Blerant Ramadani, ka dorëzuar dorëheqjen e tij të parevokueshme nga kjo detyrë.

Në një deklaratë publike, Ramadani ka theksuar se këtë funksion e ka ushtruar me përkushtim, integritet dhe vizion për zhvillimin teknologjik të vendit. Ai falënderoi Aleancën për Shqiptarët për besimin, Kryeministrin për mundësinë e dhënë, si dhe të gjithë bashkëpunëtorët institucionalë dhe partnerët për mbështetjen dhe profesionalizmin.

 

“Kjo dorëheqje nuk është fund, por një hap reflektimi dhe përgatitje për sfida të reja. Mbetem i përkushtuar të kontribuoj aty ku angazhimi im mund të sjellë vlerë”, u shpreh Ramadani në postimin e tij zyrtar.

 

Dorëheqja e Ramadanit vjen në vazhdën e dorëheqjeve të zyrtarëve të ASH-së pas vendimit që kjo parti të braktisë qeverinë dhe koalicionin VLEN.

Related Articles

Back to top button
Close
Close