LajmeSport

Shqipëria U21 “bie” në Air Albania, skuadra e Bushit nuk i reziston Zvicrës

Shqipëria U21 nuk mundi të rezistonte në Air Albania përballë moshatarëve të Zvicrës. Në ndeshjen e vlefshme për Grupin E të kualifikueseve për Euro 2025, kuqezinjtë u dorëzuan me shifrat 3-1.

Ndeshja nisi me vrull për të besuarit e trajnerit Alban Bushit, megjithatë ata që shënuan ishin miqtë me anë të një goditje dënimi në minutën e 28-të nga Surdez.

Simon Simoni provoi t’i ndryshonte udhë topit, por nuk mundi pavarësisht përpjekjeve maksimale. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, teksa në fraksionin e dytë, kuqezinjtë reaguan dhe kërkuan me ngulm golin.

Për t’u theksuar një episod i minutës së 54, kur Pajaziti fitoi duelin e shpejtësisë me mbrojtësin kundërshtar duke shkuar i pari te topi.

Por, arbitri çuditërisht nuk e vlerësoi si një faull dhe vijoi normalisht lojën. Pesë minuta më vonë, Zvicra U21 shënoi edhe golin e dytë.

Në zhvillimet e një goditje këndi, Sanchez u gjend i lirë në zonë dhe ndëshkoi sërish Simonin. Zvicra U21 thelloi edhe më shumë diferencat teksa në të 76-tën helvetët shënuan edhe golin e tretë me Keller.

https://www.sofascore.com/tournament/football/europe/u21-euro-qualification/26#id:49483

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close