BotaLajme

Aksidentohet ministri izraelit i ekstremit të djathtë

Ministri i Sigurisë Kombëtare të Izraelit, që vije nga radhët e  ekstremit të djathtë, Itamar Ben-Gvir, është plagosur lehtë dhe është dërguar në spital pas një aksidenti me makinë.

  • Cila është ideologjia e ekstremit të djathtë izraelit?

Sipas mediave izraelite, vetura e ministrit u rrokullis në një aksident trafiku ndërsa po largohej nga skena e një sulmi terrorist të premten në qytetin qendror të Ramle.

Zyra e Ben Gvir tha se ministri ishte në gjendje të mirë dhe i vetëdijshëm, por u dërgua në një Qendrën Mjekësore aty pranë Shamirit.

Kurse, Policia tha se po hetonte rrethanat e aksidentit dhe se vajza Ben-Gvir, një roje sigurie dhe një shofer u plagosën gjithashtu në këtë aksident.

 

Kohët e fundit ai ka bërë thirrje për një përgjigje ushtarake në shkallë të plotë nga Izraeli kundër Iranit pas sulmit me raketa dhe dron të Teheranit ndaj Izraelit, i nxitur vetë nga një sulm izraelit që vrau figura të larta ushtarake iraniane në konsullatën iraniane në Siri.

Related Articles

Back to top button
Close
Close