LajmeRajon

FSK-ja shpreh gatishmërinë për mbështetje të Ukrainës

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari, ka shprehur gatishmërinë e FSK-së për mbështetje të Ukrainës në përballje me agresionin rus.

Kështu Jashari është deklaruar në takimin virtual, të 21-tin me radhë të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, të udhëhequr nga Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Lloyd Austin III.

“Komandanti i FSK-së, Gjeneral Jashari edhe një herë shprehu gatishmërinë e FSK-së për mbështetje të Ukrainës në përballje me agresionin rus. Takimi u fokusua në vazhdimin e asistencës ushtarake për forcat e armatosura të Ukrainës. Shtetet anëtare të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës në mesin e të cilave edhe Kosova, rikonfirmuan mbështetjen e pakusht për Ukrainën që po vazhdon të përballet me luftën kundër agresionit rus”, thuhet në njoftim.

Related Articles

Back to top button
Close
Close