LajmeSportTopLajm

Shqipëria, për herë të parë miqësore me Arabinë Saudite

Kombëtarja e Shqipërisë, do të luajë një miqësore me Arabinë Saudite më 26 tetor. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se është arritur marrëveshja me Federatën e Futbollit të Arabisë Saudite për të luajtur një ndeshje në qytetin e Abu Dabit, në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ndërkaq, ora dhe stadiumi ku do të luhet kjo miqësore mbeten ende për t’u përcaktuar pas diskutimeve finale mes dy federatave. Kjo do të jetë ndeshja e parë në histori mes Shqipërisë dhe Arabisë Saudite, që nuk janë përballur më parë në të kaluarën në futboll.

Në muajt e ardhshëm deri në fillimin e Botërorit “Katar 2022”, Shqipëria do të luajë edhe miqësore të tjera sipas kalendarit të FIFA-s, teksa FSHF po punon për të zyrtarizuar edhe rivalët e radhës. Në muajin shtator, Kombëtarja shqiptare do të luajë dy përballjet e fundit të grupit në Ligën e Kombeve. Më 24 shtator, “kuqezinjtë” përballen në transfertë me Izraelin, ndërsa më 27 shtator do të presim Islandën në stadiumin “Air Albania” të Tiranës.

Related Articles

Back to top button
Close
Close