Rajon

Shqipëria goditet përsëri nga një tërmet

Shqipëria është goditur përsëri nga një tërmet me magnitudë 4,2 ballë, ndërkohë deri tani institucionet nuk kanë raportuar për të lënduar apo dëme materiale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë në një njoftim zyrtar ka konfirmuar se sipas informacioneve paraprake lëkundjet e tërmetit janë regjistruar në Qarkun e Elbasanit.

“Më datë 24.09.2020, ora 21:21, Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka regjistruar një lëkundje sizmike me magnitudë 4.2 ballë, me thellësi 17 kilometra dhe me epiqendër 5 kilometra në veriperëndim të qytetit Belsh (Qarku Elbasan).”

Autoritetet konfirmuan po sot lëkundje tërmeti me magnitudë 4,5 ballë edhe në qytetin e Cërrikut, po në Qarkun e Elbasanit.

Kujtojmë se një tërmet shkatërrimtar i nëntorit të vitit të kaluar me magnitudë 6,3 ballë në Shqipëri, shkaktoi dhjetëra viktima, plagosi qindra të tjerë, si dhe zhvendosi nga banesat e dëmtuara rreth 17 mijë njerëz.

Related Articles

Back to top button
Close
Close