MaqedoniTopLajm

Një pjesëtar i Alfës do të dëshmojë në rastin “Monstra”

Dëshmitarët e fundit të propozuar nga mbrojtja në rastin “Monstra” sot në Gjykatën Penale Shkup, është planifikuar ta japin dëshminë e tyre. Sipas njoftimeve nga seanca e mëparshme, sot duhet të dëshmojnë tre dëshmitarë, njëri prej të cilëve është anëtar i njësisë policore Alfa. Me përfundimin e kësaj faze vijon periudha përgatitore për fjalët përmbyllëse.

Përsëritjen e lëndës gjyqësore për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smilkovës në prill të vitit 2012 e drejton çifti gjyqësor Ognen Stavrev dhe Osman Shabani. Aktaktakuza përfaqësohet nga prokurorët Fatime Fetai dhe Gavrill Bubevski. 

Related Articles

Back to top button
Close
Close