LajmeRajonTopLajm

Shqipëri, Berisha më 7 korrik thërret protestë kombëtare

Më 7 korrik Partia Demokratike në Shqipëri do të thërrasë protestë kombëtare. Lajmi është bërë me dije nga ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë një takimi me shoqërinë civile. Berisha u shpreh se është menduar që të quhet fronti për shpëtimin e Shqipërisë. Ish-kryeministri tha se ajo e 7 korrikut do të pasohet me protesta të tjera.

“Do e quajmë front për shpëtimin e Shqipërisë apo me një emër tjetër do e shohim por ne do ne duhet të funksionojmë si fron. Më 7 Korrik është menduar të jetë data e protestës së madhe në Tiranë.

Të vazhdojmë këtë betejë si një front i përbashkët. Të bëjmë një punë intensive për suksesin e protestës sonë më datën 7 korrik dhe të angazhohemi që protesta të tjera do të vazhdojnë. Me këtë sistem ne nuk pajtohemi”, tha Berisha.

Related Articles

Back to top button
Close
Close