BotaLajmeTopLajm

Shpallet gjendja e alarmit të nivelit 2 në Gjermani

Ministri gjerman i Ekonomisë u bëri thirrje qytetarëve të kursejnë

Qeveria gjermane shpalli gjendjen e nivelit të të dytë të alarmit, një shkallë më poshtë nivelit maksimal, për shkak të krizës së gazit e shkaktuar nga lufta në Ukrainë.

Niveli i dytë i “fazës së alarmit” fillon kur qeveria sheh një rrezik të lartë të mungesës afatgjatë të furnizimit me gaz. Teksa prezantoi vendimin ministri gjerman i Ekonomisë Robert Habeck në një deklaratë për mediat u shpreh se situata është serioze.

Habeck u bëri thirrje gjermanëve të reduktojnë konsumin ndaj gazit në një përpjekje për të kursyer për dimrin. Megjithatë plani nuk parashikon kursim të detyruar, një vendim që mund të merret kur të arrihet në shkallën maksimale të alarmit.

Në këtë rast, në furnizimin e të ashtuquajturve “klientëve të mbrojtur”, ku bëjnë pjesë familjet furnizimi me gaz do të garantohet nga ndërhyrja e qeverisë. Për masa të mundshme, me të cilat mund të sigurohet furnizimi me energji në Gjermani, ekzistojnë qëndrime të ndryshme në koalicionin qeveritar gjerman.

Related Articles

Back to top button
Close
Close