
Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) në seancën e sotme, pas përfundimit të të gjitha procedurave, i shpalli rezultatet përfundimtare nga rrethi i dytë për kryetar komune tek komunat e Zhelinës, Bërvenicës, Studeniçanit dhe Nagorniçan të Vjetër.
Në rrethin e dytë të zgjedhjeve në Zhelinë fitoi kandidati i Lëvizjes BESA Blerim Sejdi, në Bërvenicë VMRO-DPMNE Jovica Ilievski, në Studeniçan PDSH Azem Sadiku, në Nagorniçan të Vjetër koalicioni “Më të mirën për komunën time” të udhëhequr nga LSDM-ja Zhaklina Jovanovska.
Komisionet Komunale Zgjedhore duhet menjëherë të njoftojnë rezultatet dhe t’i dorëzojnë në KSHZ.