LajmeMaqedoni

15 vjet burg për sulm seksual ndaj një fëmije

Gjykata e Kavadarit ka shqiptuar dënim prej 15 vjetëve për sulm seksual ndaj një fëmije. Kjo është e bërë e ditur përmes një postimi në profilin zyrtar të gjykatës në Facebook.

“Për shkak të interesit të opinionit, Gjykata Themelore-Kavadar, njofton se Këshilli Gjyqësor në përbërje prej 5 anëtarëve, me të cilin ka kryesuar gjykatësi Lazar Nanev si kryetar i Këshillit Gjyqësor, ndaj të akuzuarit V.T. për veprën penale “Sulm seksual ndaj një fëmije i cili nuk ka mbushur 14 vjet”, ka sjell vendim me të cilin të akuzuarit i shqiptohet dënim prej 15 vjet heqje lirie”, njoftojnë nga gjykata.

Related Articles

Back to top button
Close
Close