LajmeMaqedoni

Shoqatat shqiptare në Itali urojnë zgjedhjen e Talat Xhaferit kryeministër i Mqedonsë së Veriut

LETËR URIMI PËR KRYEMINISTRIN SHQIPTAR

Nëpërmes kësaj letre, ne shoqatat e mërgimtarëve të Maqedonisë së Veriut në Itali: “Rilindja,” ” Ilirida,” ” Mërgimi,”  shprehim urimet më të sinqerta për Kryeministrin e parë shqiptar zot. TALAT XHAFERI, një moment historik i organizimit të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Ky moment, për të gjithë Ne, nënkupton një Ditë historike, kulminacion i arritjeve të mëdha të organizimit politik dhe shoqëror të shqiptarëve, që sado simbolike të jetë, duhet të ketë vlerë të madhe për përpjekjet e gjith shqiptarëve gjatë gjith dekadave të kaluara të organizimit mbarëshqiptar.

Gjithashtu, kujtojmë se Diaspora jonë , këto vitet e fundit, si asnjëherë më parë, nuk ka qenë aq afër me instuticionet tona e përfaqësimit diplomatik,  me Ministrinë e jashtme të Maqedonisë të Veriut, duke motivuar Shoqatat për zhvillimin e aktiviteteve të shumta shoqërore, kulturore dhe arsimore, në ruajtjen e identitetit tonë kombëtar.  Urojmë që ky bashkëpunim i jonë të vazhdoj dukshëm dhe më fuqishëm  edhe me emrimin e ri të kryeministit tonë Talat Xhaferi.

Urime kryeministër i Maqedonisë së Veriut, suksese e punë të mbarë në detyrën e Kryeministrit!

Urojmë në bashkëpunim të ndërsjellë!

Urime për gjith shqiptarët! Urime për Maqedoninë e Veriut.

Në emër të Shoqatës  “RILINDJA

Kryetari Abdula Salihi

Related Articles

Back to top button
Close
Close