LajmeMaqedoniTopLajm

Shoferi i kamionit me targa të Maqedonisë vdes pas një aksidenti në autostradën “Trakija” në Bullgari

Sipas informatave fillestare nga MPB-ja bullgare për TV21, sot rreth orës 06:40 ka pasur një aksident mes dy kamionëve, pas çka një person ka humbur jetën.

Njëri prej kamionëve të aksidentuar është me targa të Maqedonisë së Veriut, ndërsa i njëjti po transportonte pajisje sanitarie.

Sipas informacioneve fillestare, kamioni me targa të Maqedonisë është ndalur në shiritin e emergjencës në autostradë, ndërsa deri tek përplasja ka ardhur pas tentativës së të njëjtit për t’u rikthyer në autostradë.

Për shkak të aksidentit, në autostradën “Trakija” komunikacioni po kontrollohet nga policia, ndërkaq në vendin e ngjarjes vazhdojnë kontrollet e autoriteteve hetuese.

Related Articles

Back to top button
Close
Close