LajmeMaqedoniTopLajm

Trajanov: Partitë e mëdha e shfrytëzojnë potencialin e partive të vogla, ndërsa pas zgjedhjeve i margjinalizojnë

“Partitë e mëdha bëjnë koncept për të shfrytëzuar potencialin e partive të vogla, ndërsa pas zgjedhjeve po i margjinalizojnë”, thotë deputeti nga Lidhja Demokratike Pavle Trajanov.

Ai mendon se partitë e mëdha duhet t’i tejkalojnë diskreditimet ndërpartiake sepse kjo reflekton në gjendjen me polarizimin e popullatës.

Trajanov thekson se problemi është se katër partitë e mëdha kanë krijuar një model të tillë që do të jetë në favor të tyre dhe kanë eliminuar partitë më të vogla politike.

Trajanov, i cili kërkon ndryshim në modelin zgjedhor dhe futjen e një njësie të vetme zgjedhore, theksoi se partitë më të vogla po humbasin 100,000 deri në 120,000 vota. Ideja, shtoi ai, është që vendi të jetë një njësi e vetme dhe në këtë mënyrë të kapërcehet “sistemi njëpartiak”.

“Kur një parti fiton shumicën, është rehat dhe nuk e zbaton atë që ka premtuar”, tha Trajanov, duke shtuar se opinioni e di që partitë e mëdha bëjnë koalicion me ato më të voglat, por kur vendoset qeveria, askush nuk i pyet më të voglat për asgjë.

Sipas tij, nëse keni qenë në zgjedhje me një parti në koalicion, nuk është në parim të largoheni nga ai koalicion dhe të kaloni në anën tjetër.

Trajanov beson se nëse partitë e vogla dalin të vetme në zgjedhje, do të jetë më parimore dhe legjitime të vendosin për veprimet e tyre.

“Kështu legjitimisht mund të rrëzohej qeveria e Zaevit, ndërsa jo si Besa që pa të drejtë kishte katër deputetë dhe bëri atë që bëri. Ne, nga ana tjetër mendojmë për shtetin dhe për këtë arsye nuk i jemi bashkuar asaj iniciative”, thotë Trajanov për “Brifingun e mëngjesit”.

Sipas tij, duhet të eliminohen avantazhet sistematike që kanë partitë e mëdha, për të cilat ndahet edhe koha për reklamim, por edhe të ndërpritet financimi shtetëror i partive. Trajanov thotë se për këtë është duke përgatitur një iniciativë në Gjykatën Kushtetuese, sepse partitë e vogla politike po margjinalizohen padrejtësisht.

Trajanov mendon se pragu zgjedhor nuk duhet të vendoset, por duhet të vijë natyrshëm.

Related Articles

Back to top button
Close
Close