
Këngëtari dhe kantautori nga Shkupi, Yon Idy (Jon Ajdini) është pjesë e ekipit që ka përgatitur këngën “Survivor”, që do ta përfaqësojë Armeninë në Festivalin Europian të Këngës “Eurovision 2025”.
Kënga është shkruar nga Alex Wilke, Armen Paul, Benjamin Alasu, Eva Voskanian, Jon Aljidi, Joshua Curran, Martin Mooradian, Pargev Vardanyan, Peter Boström, and Thomas G:son, ndërsa do të performohet nga vetë Vardanyan, me emrin e tij skenik PARG.
Kujtojmë se Yon Idy ishte pjesë e garës për ta përfaqësuar Maqedoninë e Veriut në Eurovision 2022, me këngën “The dreams”, ku mori mbështetjen të madhe nga publiku, por votat e publikut në proporcion me jurinë profesionale, në raport 50:50 vendosën që fituese e kësaj gare të jetë Andrea Koevska me këngën “CIRCLES”.



