LajmeMaqedoniTopLajm

Shkupjani neutralizoi një person, i cili thoshte se kishte vendosur bombë në avion gjatë një fluturimi në Angli

Zoran Nasteski nga Shkupi, i cili jeton në Angli, ka arritur ta neutralizojë një pasagjer që gjatë një fluturimi nga Luton në Glasgow, kërcënonte se kishte vendosur bombë dhe bërtiste “Vdekje për Amerikën, vdekje për Trumpin” dhe “Allahu Akbar”.

Ai e mbajti atë të neutralizuar deri në uljen e avionit, ku më pas u arrestua nga policia skoceze.

Siç raportoi Sdk.mk, pas uljes në aeroportin e Glasgow-t, në pistë mbërritën zjarrfikësit dhe policia, të cilët arrestuan pasagjerin 41-vjeçar që kishte bërë kërcënimet.

Related Articles

Back to top button
Close
Close