LajmeMaqedoniTopLajm

Shkodrane Zenuni Dardhishta, 16-vjeçarja, e cila nga bankat shkollore iu bashkua UÇK-së në Kosovë (VIDEO)

Kosova sot feston 13 vjetorin e pavarësisë së saj si shtet. E 17 shkurti për Shkodrane Zenuni Dardhishta, ish lufëtare e UÇK-së, është një datë e vecantë në jetën e saj, pasi dëshmorët kanë dhënë jetën, invalidët dhanë gjymtyrët e tyre, ndërsa luftëtarët e lirisë kanë dhënë rininë e tyre.

News-TV ka zhvilluar një intervistë me ishluftëtaren e dy luftrave në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

në këtë intervistë, ajo tregon se me 17 shkurt dhe 28 nëntor jeton jetën.

“Këto dy data janë vulat e historisë sonë kombëtare, me të cilat është jam rritur vet dhe po mundohem ti rrisë fëmijët që i kam në shtëpi. Dita më nisë me Jonin, Janinën dhe Vraninën, të cilët vrapojmë me ma uruar 17 shkurtin mua dhe babait të tyre”, deklaron ajo, duke shtuar se sot ka marrë një numër të madh të urimeve.

Në këtë intervistë ajo rrëfen edhe si në moshën 16-vjecare i është bashkuar radhëve të UCK-së në Kosovë. Ajo falënderon prindërit e saj për frymëzimin ndaj çështjes kombëtare, dhe se këtë amanet dëshiron tua transmetojë fëmijëve të saj.

Në linkun e mëposhtëm mund të ndiqni intervistën e plotë me z.Shkodrane Zenuni Dardhishta.

Related Articles

Back to top button
Close
Close