LajmeMaqedoniTopLajm

Këshilli Gjyqësor zgjedh gjashtë gjyqtarë për Apelin në Shtip, mes tyre edhe Sashko Georgiev

Ish kryetari i Këshillit Gjyqësor, Sashko Georgiev, sot u zgjodh gjyqtar në Gjykatën e Apelit në Shtip, në kuadër të vendimeve të miratuara nga Këshilli Gjyqësor në seancën e 549-të. Përveç Georgievskit, Këshilli zgjodhi edhe pesë gjyqtarë të tjerë në Gjykatën e Apelit në Shtip dhe një gjyqtare në Gjykatën e Lartë Administrative.

Për gjyqtare në Gjykatën e Lartë Administrative është zgjedhur Edita Naskovska, deri tani gjyqtare në Gjykatën Administrative.

Këshilli mori vendim edhe për zgjedhjen e gjashtë gjyqtarëve në Gjykatën e Apelit në Shtip, prej të cilëve tre për fushën civile dhe tre për fushën penale.

Në fushën civile, për gjyqtarë në Gjykatën e Apelit në Shtip janë zgjedhur Maja Xhorleva, Aleksandar Cackov dhe Meri Giçeva, të gjithë deri tani gjyqtarë në Gjykatën Themelore të Shtipit.

Në fushën penale janë zgjedhur Cona Kalamernikova, gjyqtare në Gjykatën Themelore të Strumicës, si dhe Julijana Netkova dhe Sashko Georgiev, gjyqtarë në Gjykatën Themelore të Shtipit. Georgiev është ish anëtar dhe ish-kryetar i Këshillit Gjyqësor.

Në seancë u miratua edhe procesverbali i seancës së 544-të të Këshillit Gjyqësor, të mbajtur më 20 maj të këtij viti.

Pika që ka të bëjë me vendimmarrjen për kërkesën për të drejtën e kompensimit të shpenzimeve të lidhura me ushtrimin e funksionit të gjyqtarit u shty për seancën e ardhshme, me arsyetimin se paraprakisht duhet ta shqyrtojë Këshilli Gjyqësor-Buxhetor.

Pas pauzës, seanca pritet të vazhdojë me shqyrtimin dhe miratimin e raportit për shpalljen për zgjedhjen e një gjyqtari në Gjykatën Themelore të Strugës, si dhe me diskutimin e disa parashtresave dhe ankesave të paraqitura nga qytetarë dhe persona juridikë lidhur me punën e gjyqtarëve, kryetarëve të gjykatave dhe gjykatave.

Related Articles

Back to top button
Close
Close