
Pas një debati mes deputetes së Frontit për Eurpë Ilire Dauti dhe deutetit të VLEN-it Rijad Shaqiri ky i fundit i është drejtuar deputetes Dauti ne fjalë fyese e kërcënuese. Në një moment kur deputetja Dauti i kërkoi Shqirit të mbyllte mikrofonin pasi me të nuk kishte punë dhe se ai sduhej të përzihej, acaroi deputetin Shqiri i cili deputetes Dauti i tha se “ti mua smund të më thuash mbylle mikrofonin, mund të thuash në Zhelinë”. Ky reagim i deputetit Shaqiri ka nxitur devate të shumta në rrjetet sociale ku banorë të shumtë të komunës së Zhelinës janë ndjerë të fyer dhe nënçmuar nga fjalët e deputetit Rijad Shaqiri, shkruan Top24
Deri më tani deputeti Shaqiri nuk ka kërkuar falje ndaj deputetes dauti për kërcënimin dhe fjalët fyese por nuk dihet nëse do të kërkoj falje ndaj banorëve të Zhelinës të cilët i ofendoi po ashtu gjatë këtij debati.


