
Për më pak se 24 orë, pas fitores së madhe ndaj skuadrës rumune “FCSB” në kuadër të eliminatoreve për Ligën e Kampionëve, kampioni i Maqedonisë, Shkëndija do të zhvillojë ndeshje miqësore.
Kundërshtari i skuadrës tetovare në stadiumin në Tetovë do të jetë Rabotniçki, i cili javën e kaluar u eliminua nga Liga e Konferencës dhe është duke u përgatitur për sezonin e ri.
Qëllimi i trajnerit Jeton Beqiri është që kundër Rabotniçkit të luajnë futbollistët që nuk kishin mundësi që të luajnë ndaj FCSB ose që kishin minutazh të vogël, ndërsa të tjerët do të punojnë nën regjim të posaçëm.
Ndeshja do të nis në orën 18.00, ndërsa hyrja do të jetë e lirë për të gjithë tifozët e Shkëndijës që dëshirojnë të shohin yjet e skuadrës tetovarë.



