SportTopLajm

Shkëndija ndahet në paqe me Rabotniçkin,Shkupi i afrohet kreut me fitoren gjithashtu dhe Renova

Shkëndija e Tetovës është ndalur me barazim pa gola në duelin në Shkup përballë Rabotniçkit të vlefshëm për xhiron e 21 në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut. Të dyja ekipet nuk prodhuan lojë të mirë në arenën “Todor Proeski”, me çka epilogu final ishte më i realt për të dyja skuadrat. Ndërkohë, Shkupi ka shfrytëzuar këtë gabim të Shkëndijës, duke fituar në Kratovë përballë Sileksit me golin e vetëm të Fredyt në minutën e 79-të. Në Tetovë, Renova e ka deklasuar Vardarin me rezultat 3:0. Shefiti, Jasir Selmani si dhe Remzifaik Selmani realizuan golat për skuadrën e Qatip Osmanit, që regjistron suksesin e parë në gjysmësezonin pranveror. Struga në fushë të vet është mposhtur 0:1 nga Pelisteri, ndërsa në dy ndeshjet tjera, Akademia Pandevi fitoi Makedonija Gjorçe Petrovi me rezultat 2:1 dhe me të njejtat shifra Boreci mundi Bellasicën. Pas kësaj xhiroje, tashmë diferenca në kreun e renditjes ngushtohet sërish në 6 pikë ndërmjet Shkëndijës dhe Shkupit. Kampionati vazhdon në fundjavë me xhiron e 22-të në program.

Related Articles

Back to top button
Close
Close