
Sot u zhvilluan 5 takimet e pezulluar në fundjavë, në kuadër të javës së 22-të të Ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë. Në derbin kryesor, skuadra e Rabotniçkit mundi kampionin aktual, skuadrën e Shkëndijës me 2-1. Stankovski hapi rezultatin para se Shala të barazojë shifrat në 1-1, ndërsa Rusheviç solli 3 pikë për vendasit.
Ndërkohë fitoren e vetëm në transfertë e regjistroi skuadra e Makedonija Gjorçe Petrovit, e cila me rezultat 3:1 mundi Struga Trim Lumin.
Dhe në përballjen e vetme, ku nuk kishte gola ishte takimi në Tetovë, ku Renova dhe FC Shkupi arkëtuan nga një pikë. Ndërkoë ndeshja e vetme që u zhvillua në fundjavë, ishte sfida në Kavadar, ku Tikveshi mundi Skopjen me 3-0. (Foto: Ekipa.mk)
Liga e Parë – Java 22
Tikveshi 3:0 Skopje
Rabotniçki 2:1 Shkëndija
Renova 0:0 FC Shkupi
Bregallnica 2:1 Pelisteri
Akad. Pandev 5:0 Borec
Struga Trim Lum 1:3 Makedonija Gj.P



