
Kupa e Botës 2026 po dhuron surpriza aq të mëdha sa po thyejnë edhe llogaritjet më të sakta shkencore.
Mbreti i parashikimeve”, matematicieni i famshëm i njohur botërisht për saktësinë e algoritmeve të tij në turnetë e kaluar, këtë herë ka dështuar në mënyrë spektakolare. Sipas formulave të tij komplekse që kishin bërë xhiron e rrjetit përpara turneut, Holanda ishte përzgjedhur si fituesja e padiskutueshme e këtij Botërori, por realiteti në fushë foli krejt ndryshe.
Parashikimi shkencor u hodh në erë që në pengesën e parë të fazës me eliminim direkt, pikërisht në raundin e gjashtëmbëdhjetëtave të finales. Eliminimi dramatik i Holandës nga Maroku pas gjuajtjes së penalltive jo vetëm që la jashtë një nga superfuqitë e futbollit, por la me “gisht në gojë” edhe shkencëtarin e statistikave. Ky dështim i parakohshëm i “Tulipanëve” vërtetoi edhe një herë se magjia e futbollit nuk mund të programohet dhe as të parashikohet nga asnjë formulë matematikore.
Top Channel



