
4 fitore në 5 ndeshjet e fundit në Serie A, e vendosin Juven në zonën Champions, aktualisht në vendin e 4-ët në kuotën e 45 pikëve, një më pak se Napoli. Ekipi i Spallettit triumfoi me “poker” golash në transfertë përballë Parma-s, një sukses 1-4 që nuk e vendosën thuajse asnjë moment në dyshim. “Zonja e Vjetër” e nisi ndeshjen “zjarr”, ku që në start goditën traversën, ndërsa në minutën e 15-të ishte Bremer që me kokë zhbllokoi ndeshjen. Në të 37-tën, një nga lojtarët e momentit në radhët e Juves, McKennie me një veprim akrobatik brenda në zonë dyfishoi shifrat.
Me anë të një deklarate për mediat, “Zonja e Vjetër” njoftoi se Jeremie Boga është lojtari i ri i Juves, me sulmuesin që vjen nga Nice në formë huazimi deri në fund të këtij sezoni me të drejtë blerje për 5 milionë euro. Jeremie Boga shihet si një zëvendësues i Yildiz, por futbollisti nga Bregu i Fildishtë mund të luajë edhe si qendërsulmues.



